Fatmir Limaj ka qenë mysafir në emisionin Kojshia Show, ku iu është përgjigjur pyetjeve të nikoqirit që i përshtaten formatit të këtij emisioni.
Gjatë bashkëbisedimit, është përmendur edhe një vajzë e re, të cilën lideri i NISMA-s e ka pëlqyer teksa kishte kënduar në një nga takimet e tij dhe e ka quajtur “një vajzë e jashtëzakonshme dhe shumë e talentuar”.
Dhe për befasinë e tij, prezantuesi ia ka ftuar në emision, ku ajo ka interpretuar një këngë patriotike.
Ndërsa këngëtarja e re përmendte emrat e heronjve të luftës, Limaj dukej mjaft i emocionuar derisa e dëgjonte atë duke kënduar. /Telegrafi/
https://youtu.be/vcm1B_YCYnc?t=1943