Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Ai ka thënë se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së, transmeton Telegrafi.
Limaj ka thënë se fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës
Në fund të shkrimit të bërë në Facebook, Limaj ka thënë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhënjejë edhe në këtë rast./Telegrafi/