Telegrafi

Limaj e Braathu biseduan për situatën politike

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

“Në takimin e kryetarit të NISMA’s, Fatmir Limaj, me Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Ambasadori Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me kryetarin e NISMA’s, Fatmir Limaj, e po ashtu edhe për bashkëpunimin e ngusht me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës. Ambasadori Braathu, tha se e çmoj angazhimin e NISMA’s në skenën politike të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka falënderuar Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, për angazhimin që ka bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë, në veçanti për bashkëpunimin e deritanishëm që Ambasadori Braathu kishte me subjektin NISMA për Kosovën.

Kryetari Limaj, po ashtu e ka uruar edhe për detyrën e re, emërimin në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. Kosova është më fat, që në këtë detyrë vjen Ambasadori Braathu, pasi që ai i njeh shumë mirë zhvillimet politike, ekonomike, sociale, etj, në vendin tonë, ka thënë kryetari Limaj. Ne jemi mirënjohës ndaj kontributit tuaj, por edhe të shtetit të Norvegjisë, si një ndër vendet më mike të shtetit të Kosovës./Telegrafi/