Telegrafi

Limaj e Ahmeti në Bruksel, takohen me përfaqësues të BE-së për dialogun

Dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen sot në Bruksel me përfaqësues të kabinetit të Federica Mogherinit.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur  me  atë se si do të vazhdohet me dialogun në  mes Kosovës dhe Serbisë.

Limaj e Ahmeti të cilët janë të vetmit nga delegacioni i Kosovës që do të udhëtojnë sot në Bruksel, nuk do të kenë takim me palën serbe, por vetëm me përfaqësues të BE-së, pjesë e ekipit të përfaqësues së lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mohgerini.