Telegrafi

Limaj: Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 ishin kthesë e madhe për liri e pavarësi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981.

Limaj në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se në demonstratat e 11 marsit, mijëra studentë, profesorë universitarë dhe qytetarë zgjodhën rrugën dhe protestuan kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe.

“Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti ishin një kthesë e madhe në përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi. Në këtë ditë në kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata protestues të cilët artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për Republikë”, ka shkruar Limaj./Telegrafi/