Telegrafi

Limaj: Deklarata e Thaçit për bashkim kombëtar është hajgare (Video)

Kryetari i “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, ka theksuar se deklarata e presidentit të Kosovës, për bashkimin e shqiptarëve në rast se Bashkimi Evropian (BE), vazhdon të mos e pranojë Kosovën në këtë mekanizëm, është hajgare.

Limaj në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum, ka theksuar se nuk merret me “deklaratat hajgare të Thaçit, sepse ai brenda ditës 10 herë i ndërron deklaratat”.

Limaj gjithashtu ka thënë se as BE-ja nuk i merr seriozisht deklaratat e Thaçit, sepse, sipas tij, nuk ka seriozitet në atë çka thotë ai.

“Ato deklarata janë mashtrim për qytetarët, si me rastin e ushtrisë”, ka thënë Limaj.

Simbas tij, deklaratat dhe marrëveshjet e Thaçit i kanë sjellë vetëm dëme Kosovës./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=obBxl–Wby4