Site icon Telegrafi

Limaj: Datë historike për futbollin e Kosovës

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se sot është datë historike për futbollin e Kosovës, pasiqë sonte luhet loja e parë zyrtare për kualifikime në Botërorin 2018.

Ai ka theksuar se sonte rezultati nuk është imperativ, sonte paraqitja dinjitoze e juaja është ajo që presim e që s’ka dilemë që ju do ta bëni.

Postimi i plotë:

Sot është datë historike për futbollin e Kosovës, sonte luhet loja e parë zyrtare për kualifikime në Botërorin 2018.
Nuk mund të mos i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata burra që dhanë shumë për dekada me radhë për futbollin në Kosovë, mirënjohje për gjithë ish futbollistët e Kosovës të cilët qoftë në klube e në federatë, apo kudo që janë angazhuar për ta mbajtur gjallë dhe krenar futbollin e Kosovës .
Ju djem të Kosovës jeni me fat që sot do të përfaqësoni Kosovën, luani për ata që se kanë pasur këtë mundësi për arsye që dihen, kujtoni emrat e mëdhenj të futbollit tonë që dikur na bënin krenar, luani për fëmijët e Kosovës që ju shohin si heronjtë e tyre, luani për të gjithë ne që jemi krenar që sonte na përfaqësoni.
Sonte rezultati nuk është imperativ, sonte paraqitja dinjitoze e juaja është ajo që presim e që s’ka dilemë që ju do ta bëni.
Jemi me ju bijtë e Kosovës .

Exit mobile version