Qeveria e Kosovës do të formohet në kohë optimale. Kështu beson partneri i koalicionit fitues të zgjedhjeve, PAN, lideri i Nismës, Fatmir Limaj.
Limaj ka thënë për RTV Dukagjini se mandatari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj do të arrijë t’i bind edhe deputetët e tjerë për votë pro Qeverisë Haradinaj.
Kjo heq të gjitha dilemat se Nisma do të ndahet nga PAN-i.
Përderisa Nisma deri të mërkurën brenda koalicionit PAN ka qenë e përfaqësuar në Kuvend me tetë deputetë , numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora kanë bërë ndryshime brenda listës dhe tash për tash Nisma ka gjashtë deputetë . Për Limajn kjo nuk është shqetësuese pasi që pavarësisht numrit të deputetëve Nisma është rritur.
Fatmir Limaj , Bilall Sherifi , Milaim Zeka ,Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Zafir Berisha janë deputetët e Nismës në Kuvendin e Kosovës për këtë mandat ./RTV Dukagjini/Telegrafi/