Site icon Telegrafi

Limaj beson se do të gjendet një zgjidhje për taksën në Rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij, në Tiranë ka pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Ai tregon se temë e këtyre takimeve, ka qenë vendosja e taksës në Rrugën e Kombit.
“Pres shumë shpejt qe Qeveria shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij, në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Në vizitën time në Tiranë kam pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Temë e këtij takimi ishte edhe vendosja e taksës për ata që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’. Më kënaqësi mund të them se pashë një gatishmëri të kryeministri Rama për ta gjetur një modalitet të taksës, i cili nuk do ta rendonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në ‘Rrugën e Kombit’. Të njëjtin vullnet e pashë edhe në takimin e përbashkët që pata me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Financave dhe Shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Unë pres shumë shpejt qe Qeveria Shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version