Telegrafi

Limaj: ‘Baci’ gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare duke shndërruar shtëpinë e tij në bazë të UÇK-së

Në dhjetëvjetorin e vdekjes së atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Shaban Viqa, i njohur si “Baci”,  është mbajtur një akademi përkujtimore. 

I pranishëm në këtë akademi ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj ka thënë se Shaban Viqa, ia ka kushtuar gjithë  jetën çështjes kombëtare duke e shndërruar shtëpinë e tij në bazë të UÇK-së.

Dhe se, sipas Limajt, veprimtaria dhe angazhimi i tij në funksion të çështjes kombëtare do të mbesin përherë në kujtesë./Telegrafi/