Site icon Telegrafi

Limaj: Autostrada do të përfundojë në Merdar

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj dhe strukturat e komunës së Podujevës, kanë përuruar rrugën e re të asfaltuar, e cila lidhë fshatrat Dumnicë e Poshtme-Dumnicë e Epërme, të komunës së Podujevës.

Ministri Limaj, tha se përurimi i rrugëve tregon se Kosova po ndërtohet, dëshmia më e mirë është, projektet të cilat po realizohen dhe përurohen” tha ministri Limaj.

“Pa një zhvillim harmonik të vendit tonë, ne nuk mund të kemi një zhvillim të fuqishëm dhe modern të shtetit tonë ashtu siç ne pretendojmë. Në komunën e Podujevës për këto dy vite kemi investuar mbi 10 milionë euro, në infrastrukturën rrugore, ndërsa jemi duke vazhduar edhe projektet të tjera të cilat i kemi filluar”, tha ministri Limaj.

Kjo rrugë e cila lidhë fshatrat e Llapit, ka një gjatësi prej katër kilometra dhe ka kushtuar 500 mijë euro, në financim të MTPT-së dhe komunës së Podujevës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version