Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së.
Sipas Limajt, edhe pse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat e të gjithëve.
Limaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se 21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i Limajt:
Në përkujtim të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së Familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, ndonëse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat tona. 21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës. Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës. Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar. Më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e Lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, fa miljes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit! Lavdi! /Telegrafi/