Telegrafi

Lily-Rose Depp konfirmon lidhjen me reperin 070 Shake

Vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, Lily-Rose Depp konfirmoi të enjten lidhjen e saj me reperin 070 Shake, emri i vërtetë i të cilit është Danielle Balbuena.

“Katër muaj me simpatinë time”, shkroi Lily-Rose, 23 vjeçe, sipër një fotoje ku shihen duke i dhuruar një puthje Balbuenën, 25 vjeç, të cilën ajo e ndau përmes InstaStory.

Në foto, aktorja u pa duke rrëmbyer me pasion fytyrën e partnerit të saj teksa po pozonin për një foto.

Foto: Lily Rose_Depp/Instagram

Dyshja – të cilët me sa duket kanë qenë në lidhje që nga mesi i janarit – fillimisht ndezën thashethemet për romancë gjatë Javës së Modës në Paris të këtij viti, e cila u zhvillua nga 27 shkurt deri më 7 mars.

Edhe pse Lily-Rose ka takuar njerëz të profilit të lartë në të kaluarën, ajo gjithmonë është përpjekur të mbajte të fshehur jetën e saj personale.

Foto: Lily Rose_Depp/Instagram

“Unë mendoj se vlera e privatësisë është diçka që më është futur që në moshë të re”, i tha ajo Drew Barrymore në emisionin në prill 2021.

Foto: Getty Images[/caption]

“Dhe kjo është diçka që unë e kam vazhduar në karrierën time dhe kjo është vërtet e rëndësishme për mua”, tha ajo.

Ylli i “Idol” u lidh për herë të fundit me reperin francez Yassine Stein, të cilin fotografët e kapën duke u puthur në Los Angeles në nëntor 2021. /Telegrafi/