Lily Collins ndau një moment të ëmbël me vajzën e saj të porsalindur, Tove Jane McDowell, në një postim në Instagram.
Aktorja 35-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Charlie McDowell, mirëpritën fëmijën e tyre të parë përmes një surrogate disa javë më parë.
Në një fotografi bardh e zi, Lily shihet duke mbajtur me dashuri vajzën, ndërsa bashkëshorti i saj ndau një imazh të ngjashëm, shkruan DailyMail.
Çifti falënderoi surrogaten dhe të gjithë ata që i ndihmuan në këtë rrugëtim.
Pavarësisht mbështetjes nga fansat, Collins u përball me kritika nga ata që e cilësuan surrogacinë si një praktikë problematike.
McDowell iu përgjigj komenteve negative, duke theksuar se askush nuk mund të gjykojë arsyet që çojnë dikë drejt kësaj zgjedhjeje dhe duke kërkuar më shumë empati.
Për çiftin, ardhja e vogëlushes është një moment lumturie dhe dashurie, duke e bërë Tove qendrën e botës së tyre. /Telegrafi/