Këngëtarja Lily Allen tregoi së fundmi se si e humbi virgjërinë në moshën 12 vjeçare, duke shpjeguar pse babai i saj, Keith Allen dhe vëllai Alfie Allen, u shqetësuan atë natë.
“Unë e humba virgjërinë me një djalë të quajtur Fernando në Brazil dhe nuk fola më me të”, tha Lily në podcast-in e Alan Carr, “Life’s a Beach”.
“Unë në fakt u zhduka. Shkova në dhomën e tij të hotelit, isha me pushime me babanë dhe vëllanë tim dhe padyshim që nuk u ktheva në dhomën time”, u shpreh ajo.
Prandaj, kur ajo u zgjua të nesërmen, ‘Kishte policë në të gjithë hotelin’.
Duke qeshur, 38 vjeçarja shtoi: “Njerëzit menduan se jam mbytur dhe nuk kisha zemër të thosha: Jo thjesht kam humbur virgjërinë”.
“Ishte pak traumatike”, rrëfeu Lily. “Unë nuk kam bërë seks për një kohë të shkurtër pas kësaj”.
Është e sigurt të thuhet këto ditë, pasi artistja tashmë ka ndërtuar një jetë private.
Lily- e cila ndan vajzat Ethel, 11 vjeçe dhe Marnie, 10 vjeçe me ish-bashkëshortin Sam Cooper – u martua me aktorin e “Stranger Things”, David Harbor në një dasmë në Las Vegas në vitin 2020. /Telegrafi/