Site icon Telegrafi

Lily Allen spekulohet se është fejuar sërish, pasi mbante një unazë diamanti gjatë shëtitjes në New York me të dashurin David Harbour

Lily Allen ka ndezur spekulime se është fejuar sërish, pasi u fotografua me një unazë diamanti gjatë një shëtitje në New York të martën.

Këngëtarja e “Smile”, 35 vjeçare është parë në metropol me të dashurin e saj, aktorin David Harbour, 45 vjeçar, dhe me vajzat e saj: Ethel, tetë vjeçe dhe Marnie, shtatë vjeçe.

Derisa ylli ka vënë poshtë maskën për të pirë një pije të ftohtë, nuk ishte e vështirë të shihej diamanti – të cilën po e mbante në gishtin e unazës.

Lily Allen së bashku me të dashurin dhe dy vajzat (Foto: The Image Direct. com)

Lily, e lindur në Londër, doli me një stil të veçantë për shëtitjen familjare, duke veshur një këmishë të bardhë dhe me një palë xhinse blu.

Duke respektuar rregullat e COVID-19, nëna e dy fëmijëve mbante maskën dhe nuk kishte vënë fare makijazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lily Allen

Ndërkohë, ylli i “Stranger Things” gjithashtu u shfaq i thjeshtë në daljen familjare, me një triko hiri të markës ‘Polo’ e me një palë pantallona të zeza.

Lily Allen (Foto: The Image Direct.com)

Paraqitja e tyre vjen pas një sërë postimesh që Lily ka ndarë me familjen nga pushimet e tyre në Kroaci.

Çifti për herë të parë u takuan vitin e kaluar në një teatër në Londër, derisa që nga atëherë lidhja e tyre vetëm se ka lulëzuar.

Artistja angleze ndan vajzat Ethel dhe Marnie me ish-bashkëshortin e saj, Sam Cooper. /Telegrafi/

Lily Allen së bashku me të dashurin dhe dy vajzat (Foto: The Image Direct.com)
Exit mobile version