Lily Allen është martuar me yllin e “Stranger Things”, David Harbour, në një ceremoni luksoze në Las Vegas.
Këngëtarja, 35 vjeçare, dhe aktori, 45 vjeçar, u martuan në të famshmen “Graceland Wedding Chapel” – aty ku u kurorëzuan shumë prej personazheve të tjerë botërorë.
Nëna e dy fëmijëve thuhet se ka përdorur emrin Lily Cooper, emri i saj nga martesa e mëparshme me ish-burrin Sam Cooper.
Siç raportohet, artistja e famshme dhe aktori u martuan nga një imitues i Elvis Presley, Brendan Paul, një nga personazhet që imiton yllin e ‘Rock n Roll’.
Në bazë të dokumenteve, dyshja u martuan më 7 shtator dhe tashmë kanë marrë edhe një certifikatë martese.
Duket se çifti humbën shumë pak kohë për të shkuar në kishë.
Dasma e parë e Lily ishte shumë ndryshe – një ceremoni idilike në ‘Gloucestershire’ në 2011 me Sam Cooper, me të cilin u nda përfundimisht në 2016.
Ky i fundit dhe Allen kanë së bashku vajzat: Ethel, tetë vjeçe dhe Marnie, shtatë vjeçe. /Telegrafi/