Telegrafi

Lille dhe PSG zhvillojnë kryendeshjen e javës në Ligue 1– formacionet startuese

Lille është nikoqir i Paris Saint-Germainit në Stade Pierre-Mauroy për ndeshjen e javës së 23-të në Ligue 1.

Skuadra kryeqytetase është lider i pakontestueshëm në tabelë me dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille.

Ekipi i Lille ndodhet në pozitën e 11-të në renditjen tabelare me 32 pikë, megjithatë zona evropiane është vetëm katër pikë larg.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Jocelyn Gourvennec dhe Mauricio Pochettino do t’i provojnë taktikat e tyre në këtë përballje.

Formacioni startues i Lille: Grbic; Çelik, Botman, Fonte, Gudmundsson; Weah, André, Onana, Bamba; David, Ben Arfa.

Formacioni startues i Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Danilo Pereira, Paredes, Verratti; Messi, Mbappé, Di María.

/Telegrafi/