Site icon Telegrafi

Lille 1-1 Milan, notat e lojtarëve: Theo Hernandez më i vlerësuari

Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Lille.

Gjiganti italian pati shumë mungesa në këtë takim, por në fund u desh të kënaqen me një pikë.

Sulmuesi spanjoll Samu Castillejo kaloi mysafirët në epërsi, teksa Jonathan Bamba barazoi gjithçka për vendasit.

Mbrojtësi Theo Hernandez ka qenë lojtari me notën më të lartë në këtë sfidë, pas një ndeshje fantastike të bërë.

Me nota të larta te Rossonerët u vlerësuan edhe Samu Castillejo e Ante Rebic.

Tek vendasit autori i golit të vetëm Jonathan Bamba u vlerësua më së larti, por edhe sulmuesi kanadez Jonathan David.

Nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin vendas Maignan 5,8. /Telegrafi/

Exit mobile version