Liljana Popovska, kryetare e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), ka vendosur që të tërhiqet nga lista e deputetëve të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me t’u marrë vesh se është në vendin e pestë në njësinë zgjedhore 1, ndaj saj u adresuan kritika të ashpra nga shoqëria civile. Kjo ka bërë që Popovska të thërret një konferencë shtypi ku ka shpalosur vendimin e saj për tërheqjen nga lista e deputetëve.
Përndryshe, Liljana Popovska ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar me OBRM-PDUKM-në në nëntë vitet e fundit./Telegrafi/