Telegrafi

Lilija Popovska i jep lamtumirën Kuvendit të Maqedonisë

Lilijana Popovska paralajmëroi se më nuk do të kandidoj për deputete në Kuvendin e Maqedonisë.

“Sot është dita ime e fundit në Kuvendin e Maqedonisë dhe fjalimi im i fundit si deputete. Siç kam paralajmëruar më herët, nuk do të kandidoj më.

Pas 18 vjetëve largohem e kënaqur, pa sëmundje dhe me mendje të shëndosh, pasi që para një viti në të njëjtën mënyrë u largova nga posti i kryetares së partisë së RDM-së, duke lënë pas kuadër të përgatitur për ta udhëhequr”, tha Liljana Popovska.

Ajo tha se presim atmosferë të mirë politike, pasi që të gjithë ishim për zgjedhje./Telegrafi/