Humbja e ka mërzitur Andi Lilën, njëjtë sikurse çdo shqiptar tjetër. Mirëpo, mbrojtësi përgëzoi skuadrën për lojën e zhvilluar dhe për shpirtin e garës që lojtarët treguan në fushën e lojës.
Lila mendon se lojtarët e kombëtares i treguan botës vlerat më të mira të shqiptarit, ndërsa uron që fati të jetë me kuqezinjtë të dielën kur luajmë sfidën e fundit të grupit, atë ndaj Rumanisë.
“Jam i mërzitur nga rezultati, por nuk jam i mërzitur nga loja që bëmë, pasi ne nuk kemi yje në skuadër që bëjnë diferencën, por ylli është vet skuadra dhe vet shqiptari nga natyra e tij është luftarak, punëtor dhe ne këtë i treguam botës. Goli në fund ishte si ‘knock out’ për ne. Ndihem krenar sepse çunat dhanë maksimumin. Ndihem krenar për shqiptarët dhe çunat dhe uroj shumë të kemi fat në ndeshjen tjetër”, tha ai. /TCH/Telegrafi/