Telegrafi

Lil Wayne do të paditet nga ish-menaxheri për më shumë se 20 milionë dollarë

Lil Wayne Foto: DailyMail

Rep-artisti i njohur, Lil Wayne, duket se do të jetë pjesë e disa problemeve të mëdha.

Ish-menaxheri i tij, Ronald Sweeney, thuhet se do ta padisë atë për më shumë se 20 milionë dollarë, shkruan Daily Mail.

Sweeney në një dokument flitet se kishte pranuar punën nga reperi që 15 vite më parë, me mundësi të ristrukturimit të saj.

Pasi buxheti i Lil Wayne filloi të rritej, ai pretendon se mori vetëm një pjesë të vogël prej saj.

Ai po ashtu thotë se Wayne ka burime të shumta të parave, plus nga ‘Universal Music Group’.

Sidoqoftë kësaj, ish-menaxheri i reperit pritet ta ketë paditur reperin me shumën milionëshe. /Telegrafi/