Ylli i muzikës hip hop, Lil Wayne, ka publikuar projektin e ri të tij.
“Uproar” titullohet projekti i ri që vjen me videoklip.
Pasi u bë virale #UproarChallenge, Lil Wayne ka publikuar edhe videoklipin për hitin e tij.
I xhiruar në New York, klipi me shumë ritëm është me këngë të punuar nga Swizz Beatz, ashtu sikurse nga komedianët e rrjeteve sociale, Fatboyh SSE dhe ylli i “In My Feelings”, Shiggy.
Të dy janë të bashkuar nga valltarë të ndryshëm, të cilët tregojnë lëvizjet e tyre më të mira përfshirë Harlem Shake.
https://youtu.be/GQ2juiyXk-s
“Uproar” që përmban instrumentalin e njëjtë të hitit “Special Delivery” nga viti 2001 debutoi në vendin e parë në Billboard 200, që përbën javën e dytë më të fortë ndonjëherë për një album.
Lil Wayne theu rekordet e top listave me albumin “Tha Carter V”.
/Telegrafi/