Telegrafi

Lil Wayne ndez thashethemet për martesë me modelen Denise Bidot

Lil Wayne ka bërë fansat të mendojnë se ai është martuar.

Reperi, i lindur Dwayne Michael Carter, Jr., ndau një postim në rrjete sociale me anë të të cilit bëri të dyshohet se është martuar me të dashurën e tij, Denise Bidot.

“Njeriu më i lumtur. Sot është fillimi i përgjithmonë. Përgjithmonë, Përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Lil Wayne (Foto: Twitter)

Derisa ende nuk e ka konfirmuar lajmin zyrtarisht, çifti – të cilët e bënë publike lidhjen e tyre në qershor – kanë pasur ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre gjatë muajve të fundit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lil Wayne

Në fillim të janarit, shumë fansa besuan se të dy kishin ndarë rrugët pasi modelja publikoi një mesazh në rrjete sociale duke shkruar, “Shumë zhgënjyese kur mbron dikë gjatë gjithë kohës dhe dalin po aq të ngjashëm si të gjithë të tjerët”.

Lil Wayne dhe Denise (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar amerikan ka qenë i martuar më parë dhe ndan vajzën Reginae me Toya Jackson. Ata ishin së bashku nga 2004 deri në 2006.

Wayne po ashtu ka edhe tre djem të tjerë nga partnere të ndryshme. /Telegrafi/