Site icon Telegrafi

Lil Wayne konfirmon datën e lansimit të albumit “Tha Carter V”

Hip hop superylli, Lil Wayne, ka konfirmuar datën e lansimit të albumit të ri “Tha Carter V”.

Pas një pritjeje të gjatë, Lil Wayne ka zbuluar datën zyrtare të lansimit të albumit të tij të shumëpritur.

Në një postim në rrjetet sociale, Weezy ka bërë të ditur se albumi do të lansohet mesnatën e 28 shtatorit (e premte).

Kjo koincidon me ditëlindjen e tij të 36-të që është këtë javë, ndërkaq më parë albumi u spekulua se do të lansohej më 21 shtator.

“Gjithmonë ju jap më të mirën time, por në këtë album, ju jap më shumë se sa veten time”, u shpreh shkurt Lil Wayne për këtë album.

Albumi u shtye që dy vjet për shkak të një kontesti gjyqësor me ish-labelin e tij Cash Money.

Tha Carter V është albumi i parë i Lil Wayne që nuk do të ketë logon e Cash Money. /Telegrafi/

Exit mobile version