Telegrafi

Lil Wayne feston ditëlindjen e 36-të dhe lansimin e “Tha Carter V”

Lil Wayne jo vetëm që festoi lansimin e shumëpritur tash e sa vjet të albumit “Tha Carter V”, por po ashtu edhe ditëlindjen e tij të 36-të.

Teksa albumi u lansu anë shërbimet e transmetimit muzikor online, Weezy shfrytëozi kohën për të festuar duke dalë në një ngjarje të titulluar “Bota e Weezyt”.

Stevie Wonder, Chris Brown, Big Sean, Wiz Khalifa, Ashanti, Tiffany Haddish, Timbaland, Ray J, Rae Sremmurd, Tripie Redd, Trey Songz dhe vajza e reperit Reginae ishin në këtë festë.

Festa që zgjati gjithë mbrëmjen e deri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, kishte muzikë të përzgjedhur me kërkesë të reperit.

Pas viteve të pritjeve pa fund, “Tha Carter V” u lansua me bahkëpunime me Kendrick Lamar, Nicki MInaj, Travis Scott, XXXtentacion, Snoop Dogg, Ashantin dhe shumë të tjerë.

Lil Wayne vonoi lansimin e albumit për shkak të konfliktit me labelin e tij, Cash Money Records. /Telegrafi/