Përkundër problemeve ligjore me labelin Cash Money, Lil Wayne duket se nuk ka probleme me Birdmanin.
Weezy ëhtë parë në studio duke punuar me bosin e Cash Money në Miami vetëm një javë pas seancave. Producenti i Droc ka ndarë një foto në Instagram të dyshes.
Wayne ka pranuar që të heqë dorë nga padia e tij për ish labelin e tij pasi këta të fundit i kanë paguar një shumë të madhe të parave.
Sipas kësaj marrëveshje në gjykatë, do të publikohet edhe albumi i mbetur pa u publikuar, “Tha Carter V”.
Gotta a crazy joint with lil Wayne and Justin Bieber on carter 5 🔥
The goat 🐐 is back 🔥💨— French Montana (@FrencHMonTanA) June 9, 2018
Konfirmimin e bëri French Montana i cili tha se ka një këngë të mrekullueshme me reperin dhe Justin Bieberin.
Lil Wayne konsiderohet një prej tekstshkruesve më të mirë të hip hopit amerikan. /Telegrafi/