Rep-artisti i njohur, Lil Uzi Vert, ka shpenzuar vitet e fundit duke përdorur diamante unike si aksesorë.
Por, tashmë ai ka një dëshirë tjetër interesante, për të cilën janë shokuar një pjesë e madhe e admiruesve të muzikës së tij, shkruan Revolt.
Uzi tashmë ka zgjedhur një diamant milion dollarësh, që së shpejti pretendohet ta vendosë në ballë.
https://twitter.com/LILUZIVERT/status/1355584572721922053?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1355584572721922053%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.revolt.tv%2Fnews%2F2021%2F1%2F31%2F22258819%2Flil-uzi-vert-million-dollar-diamond-forehead
Ai përmes rrjetit social Twitter kishte bërë të ditur veprimin, teksa ndihet i emocionuar për gjestin që do të bëjë.
“As Bugatti im nuk kushton kaq shumë. Të gjithë veturat, shtëpia”, është shprehur reperi.
Po ashtu, reperi thuhet se ka paguar miliona dollarë në diamante të pastër, duke filluar që nga viti 2017. /Telegrafi/