Telegrafi

Lil Nas X befasoi fansat në koncertin në Atlanta, ndërpreu performancën për të kryer nevojën

Lil Nas X (Foto: Getty Images)

Reperi i popullarizuar amerikan, Lil Nas X, ka befasuar së fundmi audiencën në një nga koncertet e fundit të tij.

Ai u tha sinqerisht pjesëmarrësve të koncertit në Atlanta në mes të një shfaqje të enjten se kishte nevojë për një pushim, për të shkuar në tualet.

“Unë jam në prapaskenë, dhe kjo nuk është, sikur, një pjesë e shfaqjes, por po e bëj, kështu që ju lutem më falni”, tha reperi, duke vënë në dukje se i nevojiteshin vetëm “një ose dy minuta” për të shkuar në tualet.

“Do të kthehem menjëherë”, premtoi fituesi i “Grammy”, 23-vjeçar, në një video virale të filmuar nga një pjesëmarrës në këtë event.

Të premten, kompozitori bëri një postim në Twitter për të sqaruar se ai nuk po tallej kur tha se duhej të shkonte urgjentisht për të kryer nevojën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lil Nas X

“Njerëzit me të vërtetë menduan se po bëja shaka”, shkroi ai në Twitter.

Lil Nas X (Foto: Getty Images)

Këngëtari i “Old Town Road” filloi turneun e tij “Long Live Montero” muajin e kaluar.

Lil Nas X befasoi një vit më parë kur u shfaq me barkun e rrumbullakosur duke thënë se ishte shtatzënë me albumin e tij.

Lil Nas X (Foto: Shutterstock)

Artisti u bë viral gjatë asaj kohe pasi u komentua vazhdimisht për postimet që publikonte në rrjete sociale. /Telegrafi/