Reperi amerikan, Lil Loaded, ka bërë vetëvrasje – raporton BBC.
Dashawn Robertson (emri i vërtetë i artistit) ishte shpallur i vdekur ditën e hënë, ndërsa shkaku dhe mënyra e vdekjes fillimisht nuk ishin përcaktuar.
Më vonë është bërë e ditur se autori i “6locc 6a6y” e ka vrarë veten.
Ylli nga Dallasi ishte arrestuar në vitin e kaluar për shkak të lidhjes me vrasjen e 18-vjeçarit Khalil Walker.
Ai ka qenë i njohur për disa hite të pëlqyera, në mesin e tyre edhe “Gang Unit” që ka arritur mbi 39 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/