Telegrafi

Lil Kim së shpejti me album të ri

Kanë kaluar tashmë 14 vjet që prej se ajo lansoi albumin e saj të fundit.

Por, Queen Bee tashmë ka gati projektin e ri të saj dhe rikthimin.

Gjatë vizitës së saj në FunkMaster Flex në radion e famshme Hot 97, ku ajo reflektoi për 22 vjetorin e vdekjes së Notorious BIG, Kim zbuloi titullin e albumit të saj të pestë, “Nine”.

“Titullohet “Nine” dhe ka shumë domethënie prapa këtij titulli”, ka thënë ajo.

Lil Kim konsiderohet një prej yjeve më të mëdha të hip hopit dhe një prej femrave të para të hip hopit shqiptar. /Telegrafi/