Site icon Telegrafi

Lil Kim pëson mosfunksionim të veshjes që i shkakton ekspozim të gjoksit gjatë performancës së fundit

Lil Kim pësoi një mosfunksionim të garderobës gjatë performancës së saj epike në koncertin “Hip Hop 50 Live”.

Ndërsa artistja emri i plot i të cilës është Kimberly Jones – po këndonte këngët të saj hit në skenë të premten mbrëma në stadiumin Yankee të New Yorkut, gjoksi i saj i rrëshqiti aksidentalisht nga ana e këmishës, duke ekspozuar një pjesë.

Kim në dukje nuk u shqetësua dhe vazhdoi të bënte një shfaqje të mirë për turmën e fansave që bërtisnin.

Foto: Getty Images

Për performancën, reperja e “Crush on You”, 49 vjeç, kishte veshur një bluzë metalike, një palë pantallona të shkurtra me shkëlqim dhe një xhaketë “Gucci” të shkurtër.

Ajo e ka kompletuar ‘look’-un e saj me një palë çizme të kuqe deri tek kofshët dhe një palë syze dielli.

Foto: Getty Images

Kim nuk është nga ato që i shmangen ekspozimit trupit të saj të mrekullueshëm përmes pjesëve të modës që marrin vëmendje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lil’ Kim

Në vitin 1999, ylli i “Lady Marmalade” mbylli MTV Video Music Awards me një veshje për të cilin ende flitet edhe sot e kësaj dite.

Foto: Getty Images

Pamja – e stiluar nga Misa Hylton – paraqiste një trupore të zbukuruar me lule me një prerje që zbulonte gjoksin e saj të majtë, i cili mbulohej vetëm nga një pjesë e ngjashme me kostumin. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version