Rep artisti Edon Kastrati nga Gjilani, i njohur me pseudonimin Lil Don, ka lansuar projektin e tij më të fundit “365 ditë”.
Ky është vetëm projekti i radhës i bashkangjitur me klip nga Lil Don.
Videoklipi vërehet se është punuar në detaje, ndërsa edhe mysafirët e ftuar ishin specialë.
Ndër ta ishte edhe rep artisti tjetër i njohur nga Gjilani, Fero.
Në vazhdim pritet të ketë edhe shumë projekte të radhës nga i riu Kastrati, pasi që muzika e tij po pëlqehet mjaft shumë nga audienca dhe po ndiqet në numër të madh.
Ky vit pritet të jetë shumë aktiv nga ana e tij sa u përket projekteve të reja muzikore.
https://www.youtube.com/watch?v=XRU9AY-lqC4&app=desktop