Site icon Telegrafi

Lil Don së shpejti lanson projektin e ri “365 ditë” (Video)

Edon Kastrati nga Gjilani i njohur për publikun me nofkën “Lil Don” pritet që këtë muaj të lansojë projektin me titull “365” ditë, shkruan telegrafi.com.

“Lil Don” është një talent i ri që pritet të pushtojë tregun muzikor, derisa projektet e tij të para janë pritur mjaft mirë nga dëgjuesit, derisa këngët e tij janë klikuar mbi 100 mijë herë.

Kastrati i cili po bëhet gati për projektet e radhës theksoi për Telegrafin se ky vit pritet të jetë shumë aktiv sa i përket projekteve.

Nga hip hop artistët e tjerë ai po llogaritet si e ardhmja e këtij zhanri.

/Telegrafi/

Exit mobile version