Policia austriake ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas rus i dyshuar për vrasjen e një shtetasi tjetër rus, jo larg Vjenës gjatë të shtunës mbrëma.
Bëhet fjalë për një çeçen i cili ishte kritik i Ramzan Kadyrovit, liderit të Çeçenisë i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave austriake bëhet fjalë për “likuidim” politik, e siç raporton AP i vrari është 43-vjeçari Anzor S. Që jetonte në Austri për më shumë se 10 vite.
Në anën tjetër i dyshuari për vrasje, është një 47-vjeçar i cili u arrestua në Linz. Ai kishte qëlluar viktimën me revole në kokë.
Rrethanat se si ka ndodhur vrasja ende nuk janë zbuluar, kurse policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar nga njësia për luftë kundër terrorizmit. /Telegrafi/