Telegrafi

Likopeni mbron eshtrat

Gjatë studimeve katërmujore, 60 gra në postmenopauzë, të moshës nga 50 deri në 60 vjet, çdo dikë kanë konsumuar lëng të domateve me përbërje prej 70mg të likopenit, ose kapsula në likopenit në dozë prej 30 mg.

Te personat është vërejtur një dendësim i përqendrimit të likopenit në gjak si dhe përbërja e përgjithshme e antioksiduesve. Po ashtu është vërejtur edhe një ulje e peroksidimit të dëmshëm të lipoideve, që rrit rrezikun për zhvillimin e arterosklerozës dhe gjendjeve të tjera patologjike.

Si rezultat i konsumimit të likopenit është vërejtur edhe një rritje shtesë e markerëve të resorbimit kockor, që tregon se përdorimi i kësaj substance, qoftë si kapsulë ose si lëng nga domatet, krahas uljes së stresit oksidues, ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit të eshtrave. /Telegrafi/