Telegrafi

Likopeni mbron edhe nga astma

Është treguar se likopeni ul numrin e eozinofileve në bronke dhe alveole, pastaj numrin e qelizave të mukusit në rrugët e frymëmarrjes, si dhe ul nivelin e citokineve, të cilët tregojnë shkallën e ndezjes.

Në studimet e zhvilluara në kafshë është treguar se konsumimi i likopenit si lëndë shtesë në dozën prej 50mg në ditë, ul ndezjen alergjike në mushkëri, por edhe ndezjen e përgjithshme e cila paraqitet në gjithë organizmin.

Disa hulumtime të mëhershme kishin treguar se përbërësi i domates, likopeni, mund ta pengojë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë rrezikun për sulme në tru. /Telegrafi/