Telegrafi

Liki, Sheqa e Gjyla azil në Gjermani (Foto)

‘Stupcat’ kanë vendosur të ikin nga Kosova dhe të kërkojnë azil në Gjermani.

Liki, Sheqa dhe Gjyla kanë pozuar në mes të Gjermanisë, ku edhe kanë kërkuar azil, transmeton Telegrafi.

Vedati Bajrami, i njohur me nofkën Liki, ka pozuar këtë fotografi në rrjetin social Instagram me mbishkrimin “Liki Sheqa Gjyla, Azil Gjermani”.

Sigurisht se kjo nuk është e vërtetë pasi treshja është atje për të performuar, por që kanë ironizuar me faktin se sot të gjithë ia kanë mësyrë vendeve të perëndimit për të kërkuar një jetë më të mirë. /Telegrafi/