Site icon Telegrafi

Likaj e Shahini flasin për gjendjen e arsimit në Kosovë e Shqipëri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj priti në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, me të cilën bisedoi për gjendjen në arsim në të dyja vendet.

“Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës dhe Shqipërisë në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashëpunimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Njëherësh, ministrat u dakorduan për harmonizim të mëtejmë të kurrikulave të arsimit parauniversitar, si dhe shkëmbim të platformave digjitale për mësimin online, shumë të nevojshme në kohë pandemie”, thuhet në njoftim.

Ministrat Likaj e Shahini biseduan edhe për situatën pandemike, e cila ka shkaktuar vështirësi të mëdha në të gjithë sektorët, e veçanërisht në arsim.

Të dy ministrat e Arsimit u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin, sidomos për përgatitjet që po bëhen në Kosovë dhe Shqipëri për fillimin e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/

Exit mobile version