Site icon Telegrafi

​Likaj e Shahini dakordohen për harmonizimin e planeve për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini ka zhvilluar një takim me homologun e saj, ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Ramë Likaj.

Takimi u zhvillua në Prishtinë, ku të dy ministrat kanë biseduar mbi bashkëpunimin e deritanishëm në arsim mes Shqipërisë e Kosovës dhe thellimin e mëtejshëm të tij.

Në postimin e saj në Facebook, ministrja Shahini nënvizon se “për shkak të kushteve të pandemisë në të cilën gjendemi, u dakorduam gjithashtu për harmonizimin e planeve të veprimit drejt fillimit të vitit të ri shkollor”.

“Na pret një vit i vështirë shkollor, por në bashkëveprim të ngushtë me miqtë e partnerët do t’ia dalim më së miri në mënyrë që mësimi të zhvillohet sa më cilësisht dhe pa krijuar boshlleqe tek nxënësit tanë”, shprehet ndër të tjera Shahini.

Exit mobile version