Telegrafi

Ligue 1 fërkon duart: Ardhja e Messit ka bërë që të nënshkruhen kontrata të reja ndërkombëtare për transmetim me shumë vende

L’Equipe sot shkruan se Ligue 1 përmes beIN Sports ka nënshkruar tashmë 50 kontrata ndërkombëtare për transmetimin e kampionatit francez, ku ndeshjet do të jepen në më shumë se 200 vende në mbarë botën.

LFP dhe beIN fërkojnë duart së bashku. beIN paguan 75 milionë euro në sezon si një minimum i garantuar për të menaxhuar të drejtat e kampionatit francez jashtë vendit (jo në Francë).

E pra, që nga ardhja e Leo Messit, beIN ka nënshkruar gjashtë kontrata të reja për ciklin 2021-2024.

Përveç Belgjikës, ku Eleven Sports mori të drejtat këtë javë, India (Viacom 18) dhe Vietnami (Reddentes Sports), të cilat kishin ndaluar transmetimin e kampionatit francez në sezonet e fundit, kanë marrë të drejtat.

Ligue 1 po ashtu do të shfaqet edhe në Suedi dhe Norvegji (përkatësisht Amedia dhe Bonnier), duke parë ‘efektin Messi’.

Në Spanjë, siç dihet, disa ndeshje të PSG-së jepen nga Mediaset (Telecinco).

Me këto kontrata të reja tashmë është tejkaluar minimumi i garantuar prej 75 milionë euro dhe tani e tutje beIN dhe LFP do të ndajnë përfitimet.

Në numrin e shikuesve, vetëm në Afrikë e Veriut dhe Lindja e Mesme, pati një rritje prej më shumë se 76 për qind të audiencës në ndeshjen PSG -Olympique Marseille më 24 tetor. /Telegrafi/