Telegrafi

Ligriti dhe Beratos së shpejti pubilkojnë klipin e ri

Dy reperët e njohur prishtinas, Ligrit Uka dhe Beratos, kanë pëfunduar bashkëpunimin e tyre më të fundit.

Kënga është realizuar dhe bëhet fjalë për një projekt ritmik.

Ky projekt titullohet “Cocaina” dhe vjen pak kohë pas përfshirjes së reperit Uka në një incident me Feron, ku e rrahu këtë të fundit. Adhuruesit spekulojnë se ky projekt mund të jetë një diss për reperin e On Records.

Videoklipi tashmë është në xhirim e sipër dhe klipi pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Ky do të jetë një prej bashkëpunimeve më të pritura të dyshes.

Ligrit Uka ka publikuar së fundmi prjoektin me R-Jan, të titulluar “Thug Life” që u prit mirë nga publiku.

Paraqitjet e tij televizive kanë qenë të shpeshta ndërsa tash pritjet e fansave po i shpërblen me projekt të ri muzikor. /Telegrafi/