Telegrafi

Ligrit Uka mohon se është sulmuar në hakmarrje nga Fero: Askush nuk guxon ta bëj atë punë

Reperi i njohur në rrethet e hip hopit, Ligrit Uka, është kundërpërgjigjur pas spekulimeve se Fero dhe menaxheri, Mehmet Elshani, janë hakmarrë ndaj tij.

Ligrit Uka ishte i përfshirë në sulmin ndaj Feros duke e konfirmuar madje nëpër rrjete sociale se ai dhe të tjerë shokë e kanë rrahur reperin.

Është pikërisht Uka ai që ka mohuar tash se Fero është hakmarrë ndaj tij dhe thotë se askush nuk guxon ta bëj atë punë.

“Jam mirë dhe nuk më ka sulmuar askush pasi askush nuk guxon me e bo atë punë (sic.)”, u shpreh Uka për Lajmin.

Në një tjetër video të publikuar në Instagram ai tregon se po punon intensivisht në projekte të reja të tij.

Ligrit Uka pritet të debutojë së shpejti me projektin muzikor “Thug Life”, projekt të cilin është duke e finalizuar.

Ai besohet se ishte thumbuar nga Fero në një prej këngëve të tij dhe kjo ishte arsyeja e sulmit ndaj reperit gjilanas. /Telegrafi/

https://youtu.be/zmIrGwvlOfo