Telegrafi

Ligrit dhe Berato vijnë me “Cocaina”

Reperi nga Prishtina, Ligrit Uka, ka publikuar projektin e ri të tij në bashkëpunim me Beraton.

“Cocaina” është projekti i ri i dyshes, që është mjaft ritmik.

Coco Music është prpa muzikës, kurse instrumentalin e ka punuar Samara.

Videoklipi është xhiruar në Prishtinë ku jetojnë dhe veprojnë reperët.

Tashmë në orët e para të lansimit, klipi arriti afro 50 mijë klikime.

Ligrit Uka kohë më parë u përfshi në një skandal kur rrahu Feron, me të cilin ka edhe rivalitet muzikor. /Telegrafi/