Telegrafi

Ligjvënësit turq mbështesin kushtetutën e re

Parlamenti i Turqisë i ka dhënë miratimin paraprak kushtetutës së re, e cila do të rrisë kompetencat e presidentit Recep Rayyip Erdogan.

Këtë javë do të ketë edhe një rreth të dytë të votimit dhe nëse kalon do të pasojë referendumi.

Kritikët thonë se ndryshimet kushtetuese do të çojnë në autoritarizëm.

Por, Erdogan këmbëngul se sistemi i ndryshuar do t’iu ngjajë atyre në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kushtetuta e re do t’i lejoj që presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministra dhe do të shfuqizojë postin e kryeministrit për herë të parë në historinë e Turqisë.

Në vend të tij do të jetë së paku një nënpresident.

Nenet e fundit të kushtetutës së re janë miratuar të dielën vonë.