Site icon Telegrafi

Ligjvënësit në SHBA kërkojnë nga Rusia të lirojë ish-marinsin amerikan

Ligjvënësit amerikanë kanë prezantuar një rezolutë, e cila i bën thirrje Qeverisë ruse që të ofrojë dëshmi lidhur me krimet që ka kryer Paul Whelan, ose në të kundërtën ta lirojë ish-marinsin amerikan.

Ligjvënësit amerikanë po ashtu kërkuan nga Rusia “të ofrojë qasje konsullore” për Whelan, teksa ai vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

“Që prej se Paul është arrestuar dhjetorin e kaluar, autoritetet ruse nuk kanë paraqitur asnjë dëshmi, nuk kanë ngritur akuzë ndaj ti”, tha senatori amerikan Gary Peters gjatë një konference për media, teksa prezantoi rezolutën.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) e ka arrestuar ish-marinsin Whelan, nën akuzat për spiunazh, duke pretenduar se ai ka pranuar informacione të klasifikuara, transmeton REL.

Muajin e kaluar, një gjykatë ruse ia zgjati paraburgimin Whelan deri më 29 tetor.

Whelan – i cili ka deklaruar se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në dasmën e një shoku – mohon akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi rus janë përkeqësuar në pesë vjetët e fundit, që prej se Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përpjekjeve të Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Exit mobile version