Dhoma e Përfaqësuesve sot po diskuton rreth një rezolute për shkarkimin e presidentit Donald Trump.
Demokratët po këmbëngulin që ta largojnë nga detyra të parin e shtetit amerikan dhe për këtë po kërkojnë mbështetjen e republikanëve.
Dhe njëri prej tyre, ligjvënësi John Katko njoftoi sot se do të votojë për të hequr dorë nga detyra e presidentit Trump.
Katko është republikan i parë që nënshkruan përpjekjen e demokratëve për të hequr dorë nga Trumpi shkaku i nxitjes së mbështetësve të tij për të sulmuar Kongresin amerikan.
“Nuk mund të injorohet që presidenti Trump inkurajoi këtë kryengritje – si në mediat sociale përpara 6 janarit, ashtu edhe në fjalimin e asaj dite. Duke promovuar qëllimisht teori të pabazuara që sugjerojnë se zgjedhjet u vodhën disi, presidenti krijoi një mjedis të djegshëm të keqinformimit, heqjes së ligjit , dhe ndarje”, tha ai në Twitter. /Telegrafi/
https://twitter.com/RepJohnKatko/status/1349119485458919428