Telegrafi

Ligji i Sheriatit: Çifti fshikullohet me kamxhik në publik, “qëndruan shumë afër njëri-tjetrit” (Foto)

Një vajzë 21-vjeçe është fshikulluar me kamxhik së bashku me të dashurin e saj para masës, pasi kishin tejkaluar normat e Sheriatit që përcakton distancën sa duhet mbajtur derisa dy persona të gjinisë së kundërt qëndrojnë në publik.

Ky poshtërim publik është mbajtur sot në qytetin Banda Aceh në Indonezi, ku sundon ligji i Sheriatit, transmeton Telegrafi.

Personat e dënuar për bixhoz, konsum të alkoolit, martesa të gjinisë së njëjtë dhe krime tjera janë dënuar me nga 200 fshikullima me kamxhik.

Ndërkaq praktika të tilla aplikohen në Xhakarta që nga viti 2001 edhe pse autoritetet e vendit janë munduar të ndalin një praktikë të tillë.

Meshkujt dhe femrat që dënohen për “krime” kryesisht fshikullohen me kamxhik të punuar nga druri i bambusë, ndërsa personat që ekzekutojnë urdhrat vishen me uniforma.

Në rastin e vajzës së re dhe partnerit të saj për “tejkalim të normës së afrimit dhe mos-përmbajtjes së rregullave të distancës”, janë dënuar me nga 25 goditje me kamxhik. /Telegrafi/