Telegrafi

Ligji i Sheriatit: Autoritet ndëshkojnë rëndë 11 burra e gra që kishin kryer krime, i rrahën me shkop e kamxhik në publik (Foto)

Njëmbëdhjetë burra e gra janë rrahur me kamxhik pasi kishin kryer krime të ndryshme nga vjedhjet deri te bixhozi në Indonezi, një vend që respekton ligjin e Sheriatit.

Goditjet me shkop e kamxhik janë kryer në qendër të qytet në Banda Aceh. Ata janë goditur nga 10 deri në 29 herë, varësisht nga krimet që i kanë kryer, transmeton Telegrafi.

Kjo provincë kishte futur në fuqi ligjin e Sheriatit, pasi në vitin 2001 kishte shpallur autonominë, ndërsa një person i maskuar i ka ndëshkuar në publik, derisa qindra kalimtarë rasti ishin ndalur për t’i shikuar.

Sheriati është aplikuar në Aceh që kurrë ka arritur paqe me Xhakartën në vitin 2005.

Më shumë se 90 për qind nga 255 milionë banorë që jetojnë në Indonezi janë deklaruar si myslimanë, por shumica e banorëve praktikojnë një lloj besimi modern. /Telegrafi/